ORGANIZATA HUMANITARE ELHILAL
OH El Hilal
likes
Organizata Humanitare El Hilal
BALLINA
AKTIVITETE
AKTUALITET
GALERIJA
VIDEO
PROGRAMI VJETORË
BASHKËPUNTORË
STRUKTURA
DEGËT E OH EL HILAL
KONTAKTI
ZGJEDHJE
EL HILAL NË YOUTUBE
KOMUNA ÇAIR
EUROPEAN MUSLIM UNION
MCMS
KOMUNA BURSA-TURQI
Euro Exchange Rate
O H El Hilal ndanë 50 bursa për studentët në Maqedoni
29/12/2012
Organizata e Humanitare El Hilal për të tetën herë me radhë organizoi evenimentin e fundvitit Mbrëmjen e faleminderimit me crast u be edhe ndarja e bursave studentore. Për këtë vit numri i bursisëtëve ka shënuar ritje dhe është gjithsej 50 studentë të dalluar që vijnë nga familje te kategorive te ndryshme me gjendje jo të mirë sociale dhe që studiojnë në drëjtime të ndryshme në të gjitha universitet e Maqedonisë.
Ky manifestim u organizua ne Oher ku të pranishëm ishin anëtarë të Kryesisë qendrore, kryetarë të degëve të El Hilalit dhe përfaqësues të mediave në Maqedoni. Për mënyrën e funskionimt të punës së Komisonit për ndarjen e bursave prezenetuan dr.Fadil Hoha, kryetar dhe Etem Xheladini anëtërë i Komisonit. Moderatorja e këtij evenimeti ishte Sadije Aliti, aktiviste e El Hilalit e cila theksoi se ky manifestim është organizuar pikërisht në Ohër, në qytetin traditës dhe kulturës, në qytetin e lashtësisë të mbrojtur edhe nga UNESKO, pasi edhe ky qytet ka një rëndësi të vecantë per Oh El Hilal e cila shtrin aktivitetin e vet në cdo pjesë të vendit.
Kryetari i OH. El Hilal Behixhudin Shehabi duke u drejtuar studenteve ka folur për aktivitetet e organizates duke e vënë theksin në rëndësinë arsimit në zhvllimin e një shoqërie e shendosh.
“Rëndësia që jep El Hilal arsimit në kuadër të programit te vet edhe njëhër e dëshmon faktin se të investosh te studentët e dalluar është një investim i qëlluar që mundëson krijimin e gjeneratave të shëndosha që do të jenë bartëse të emaneteve te sferave të ndryshme në vendin tonë si dhe për mbrojten e vlerave kombëtare dhe civilizuese në këto treva. Ky manifestim në Ohër ku gërshetohen vlerat dhe kulturat e ndryshme dhe ku është nënshkruar Marrëveshja e Ohrit ka një demothënie të vacant për El Hilalin, e cila si organizate ka kontribuar dhe dot kontriboje ne ngritjen e shoqerise civile dhe zhvillimin e demokracisë në Maqedoni”.
Shehabi fjalim e tij e përfundoi me thëninen për dijen: “Ajo që mësohet në rini është si gdhendja e shkronjave në dru, ndërsa ajo që mësohet në pleqëri është si gdhendja e shkronjave në akull”, duke i porositur studentët që ne kete moshe të vazhdojnë të punojnë dhe të jenë shembull për gjeneratat e ardhshme.
Organizatorët falenderuan donatorët dhe bëmirësit ne diasporën shqiptare për grumbullimin e mjeteve financiare ne fondin e bursave studentore,si dhe Komunën e Strugës, Komunën e Cairit, portalin YllPress.com, kompaninë Arbëria Desing dhe nje donator nga Gostivari per organizimin e ketij evinimenti,ku u shfaq edhe filmi dokumentar "20 Vjet qendrojm per ju".Të gjithë humanistët dhe donatorët e OH. El Hilal, të cilët më kontributet e tyre mundësuan realizimin e shumë pikave programore të organizatës. Ne fund per te gjith pranishmit u shtrua nje dreke solemne.
El Hilali ndau afër 3.000 paketa me mish
25/26.10.2012
Pas aktiviteteve intensive të Kurban Bajramit, përpara dhe pas kësaj feste fetare, Organizata Humanitare El Hilal e informon opinionin publik se me sukses e rrumbullakoi këtë projekt të rëndësishëm me grumbullimin e 780 autorizimeve për therjen e kurbanit nga diaspora dhe nga vendi. Me respektimin e saktë të rregullave fetare dhe të standardeve higjienike, këto kurbanë janë therë në dy punkte, në Tetovë dhe Shkup, kurse mishi është ndarë në këto dy qytete, por edhe në Gostivar, Manastir, Prilep, Veles, Strumicë, Shtip, Radovish dhe Berovë.
Këtë vit, mish të kurbanit fituan afër 3000 shfrytëzues të ndihmës, që gjenden në listat e El Hilalit. Përveç sigurimit të kurbaneve, El Hilali në degët e veta pranonte edhe mish të therur nga qytetarët, të cilin e sistemonte dhe e distribuonte për grupet e veta qëllimore, të cilët edhe sivjet ishin nga kategoritë e ndryshme, duke filluar para së gjithash nga veteranët e luftës, përkatësisht viktimave të luftës, pastaj të varfrit, të papunët dhe rastet sociale.
Nga diaspora, si donatorë edhe sivjet gjatë kohës së aktiviteteve, morën pjesë edhe përfaqësuesit e shoqatës Hasene nga Gjermania, si dhe nga diaspora shqiptare, përkatësisht nga dy xhamitë në Zvicër, me të cilat udhëheqësit e El Hilalit shkëmbyen përvojat, që do të kontribuojë për përforcimin e këtij bashkëpunimi shumëvjeçar.
El Hilal furnizon me pajisje mësimore nxënësit në disa shkolla
01/10/2012
Duke u nisur nga fakti se shumë nxënës në shkollat fillore, të cilët janë nga familjet ekonomikisht të rrezikuara, ende nuk kanë arritur të sigurojnë pajisje themelore shkollore, Organizata Humanitare El Hilal në kuadër të aktiviteteve të veta programore ngriti iniciativë që t’i furnizojë pikërisht këta fëmijë me kësi lloj ndihme.
Kështu, në bashkëpunim me një pjesë të donatorëve të vet të përhershëm, ishin furnizuar gjithsej 500 nxënës me çanta dhe pajisje shkollore. Komisioni i El Hilalit për realizimin e këtij aktiviteti kontaktoi me degët e vet në Çair, Gazi babë, Saraj dhe Tetovë, të cilat realizuan takime në gjithsej 7 shkolla të këtyre rajoneve, prej nga morën informacionet e nevojshme për nxënësit nga familjet sociale, të cilëve u mungonte ky lloj i ndihmës, kështu që këto ndihma iu dorëzuan në prani të mësuesve të tyre dhe drejtorëve të shkollave.
Me këtë aksion u përfshinë edhe fëmijët jetimë, si dhe anëtarët e familjeve të goditura nga konflikti i vitit 2001. El Hilali apelon tek të gjithë mësuesit të cilët kanë informata për nxënësit të cilët nuk kanë çanta dhe pajisje të tjera shkollore, t’i drejtohen selisë së kësaj organizate humanitare, ku kanë mbetur edhe një sasi e ndihmës për nxënësit e shkollave.
O H EL HILAL SHENON 7 MARSIN DITEN E MESUESIT
Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, të cilën OH El Hilal në kuadër të aktiviteteve të veta programore po e feston për çdo vit në mënyrë tradicionale, sot në lokalet e saj organizoi një takim me aktivistët e vet arsimtarë, të cilëve u ishin dhënë nga një dhuratë për angazhimin e tyre edhe në fushën e humanitetit. Gjithsejt 10 arsimtarë u shpërblye...n edhe me nga një libër të Mehmet Aqif Ersoj (Pejani) FLETËT që këtyre ditëve doli nga shtypi në gjuhën shqipe.
Në këtë takim, për rëndësinë e kësaj dite dhe për përcaktimin e El Hilalit për shënimin e saj, foli Behixhudin Shehapi, kryetar, dhe Talat Sadiku, sekretar i El Hilalit, njëherësh edhe arsimtar në shkollën fillore Liria në Shkup. Po ashtu, ishin ndarë paketa me nga 150 libra për bibliotekat e tre shkollave në f. Buzallakovë të Velesit, Kërçovë dhe f. Luboten të Shkupit, që tradicionalisht për çdo vit po e realizon El Hilali, në kuadër të këtij aktiviteti. Për të gjithë arsimtarët dhe anëtarët e El Hilalit ishte shtruar një drekë.
07/03/2012
OH El Hilal organizoi "Mbrëmjen e falenderimit", ndahen bursa për 50 studentë
17/12/2011
Mbrëmja e faleminderimit rrumbullakosi edhe aktivitetet humanitare dhe bamirëse për këtë vit kalendarik të Organizatës humanitare El Hilal.
Ky aktivitet është tradicional vite me radhë dhe shënohet në çdo fund vit. Shpërndarja e bursave për studentë është edhe njëri ndër projektet e shumta programore, projekt i një rendësi të veçantë që kontribuon për arsimin e studentëve të dalluar.
Të drejtën për të shfrytëzuar bursat që i ndan El Hilal e fituan mbi 50 studentë prej gjithsejtë 140 studentëve kandidatë që u paraqitën dhe konkurruan në konkursin e El Hilalit.
Çdo aktivitet programor i El Hilalit realizohet si rezultat i komisioneve, Trupave punues që në bazë të programit vjetor dhe ky komision vlerësoi se 50 studentë nga qytetet e ndryshme të Maqedonisë e fituan të drejtën të jenë bursistë të El Hilalit, studentë që studiojnë në drejtime e profile të ndryshme në të gjitha universitete në vend.
Kryetarin e O H El Hilal Behixhudin Shehapi theksoi se OH El Hilal ka programe të veçanta pune, sipas të cilëve orientohen të gjitha aktivitet.
“Kontributi dhe solidariteti, si ndjenja humane ndër njerëz, asnjëherë nuk humben, prandaj është e nevojshëm që të funksionojnë bashkëpunimi i ndrësjelltë, ndarja e bursave studentore është një shembull i mirë se krahas aktiviteteve humanitare kontribuojmë edhe për të ardhmen, ndihmojmë studentët që janë ardhmëria e shoqërisë”-theksoi kryetari Shehapi.
Në mbrëmjen e Faleminderimit u shprehën edhe fjalë miradije për të gjithë donatorët, mbështetës të aktiviteteve humanitare e bamirëse të kësaj organizate që kontribuuan për mbarëvajtjen e aktiviteteve gjatë tërë vitit. Një faleminderit i veçantë i përcoll edhe për donatorët nga diaspora shqiptare që kontribuuan për zgjatjen e dorës së ngrohtësisë nevojtarëve nga vendi duke sjellë ngrohtësi e buzëqeshje në fëmijët e familjeve nevojtare. Përmes një seti fotografik u prezantuan një pjesë e aktiviteteve të bujshme të El Hilalit gjatë vitit 2011, ku erdhi në dukje angazhimi i palodhshëm i aktivistëve të El Hilalit dhe udhëheqësish në realizimin e misionit humanitarë.
U dorëzuan mjetet e tubuara nga aktiviteti Humanitarë - Gala Koncerti në Gjermani - Mynhen
Në grumbullimin e mjeteve për fëmijët me sëmundje të ndryshme, kontribut të veçantë dha edhe organizata humanitare El Hilal.
“Në këtë drejtim ne ju përgjigjëm apelit të mërgimtarëve tonë që organizuan një gala koncert në Gjermani dhe që në aspektin medial kishte mbështetje nga televizioni Alsat-M në
Maqedoni
. El Hilali i hapi dy xhirollogari këtu në
Maqedoni
në dy numra në dy operatorë në
Maqedoni
dhe të gjithë ata që kishin dëshirë të kontribuojnë nga koncerti, gjatë mbajtjes së koncertit donuan në këto dy numra që ishin në emër të El Hilalit”, deklaroi Behixhudin Shehapi, kryetar i O.H “El-Hilall”.
Familja e pesëvjeçarit Llokman Izairi nga fshati Nikushtak i komunës së Likovës dhe familja Jenuzi me katër jetimë nga Haraçina, për 12 muaj rresht do të ndihmohen nga Shoqata “Nëna Terezë” me seli në Gjermani, me një shumë të caktuar prej 400, respektivisht 200
euro
.
Lajmin vetë familjarëve ua përcolli kryetari i shoqatës Shaqir Gashi
, i cili falënderoi Alsat-M që ishte
cili falënderoi Alsat-M që ishte iniciatorë për t’u ndihmuaato familje dhe që mundësoi transmetimin e drejtpërdrejt të gala koncertit humanitar, që kohë më parë u mbajt në Munih, ku dhe u mblodhën mjete për të ndihmuar fëmijët e sëmurë.
“Kjo është pjesërisht vetëm pjesa e parë, dhe unë dua të theksojë se këto mjete janë 284000 denarë të grumbulluara nga T-Mobile kurse nga kompania ONE që kanë donuar vet popullata janë 59400 denarë. D.m.th nuk bëjnë të plota 6 mijë
euro
, por e kemi rrumbullakuar në 6 mijë
euro
të dedikohen tek ky fëmijë dhe te një familje tjetër në Haracinë. Pjesa tjetër që popullata është lajmëruar dhe ka dhënë kush 50
euro
kush 100, edhe për ato kemi qenë transparent sepse kemi mbajtur në web faqen e internetit të gjitha emrat dhe aty janë diku rreth 13 mijë euro”, tha Hamdi Rashiti, drejtor i programacionit në Alsat-M. Kryetari i Shoqatës “Nëna Terezë” Gjermani, Shaqir Gashi, gjithashtu paralajmëroi se shoqata në fjalë do të jetë gjithmonë e hapur për të ndihmuar fëmijët e sëmurë, për të cilët ekziston shërim nëpër spitalet jashtë vendit.
AKTIVITETET KRYESORE TË OH EL HILAL
I. AKTIVITETET PROGRAMORE
Në programin e punës për vitin 2009, i përgatitur nga një grup i veçantë i punës, ishin paraparë gjithsej tetë aktivitete programore, që tradicionalisht disa vite me radhë po realizohen në OH El Hilal.
Shënimi i Ditës së Mësuesit.
Synetimi i fëmijëve.
Çanta dhe pajisje shkollore për nxënësit e shkollave fillore.
Aktivitetet e Ramazanit.
Bursat studentore dhe sigurimi i biletave për nxënësit e shkollave të mesme.
Projekti i Kurban Bajramit.
Dhurimi vullnetar i gjakut
.
II. AKTIVITETET JASHTËPROGRAMORE
Përveç aktiviteteve të realizuara programore të miratuara në kuvendin e El Hilalit, që kompletuan angazhimin e përgjithshëm të organizatës në veprimin e saj në vitin raportues 2007, OH El Hilal në kuadër të misionit dhe vizionit të vet në pajtim me statutin e saj, realizoi edhe aktivitete të tjera jashtë programore.
Si aktivitete më të rëndësishme që ishin realizuar si jashtë programore janë:
-
Ndarja e ndihmës humanitare individëve dhe institucioneve.
-
Organizim të ngjarjeve, solemniteteve dhe konferencave.
-
Vizita institucioneve në vend dhe jashtë.
-
Pjesëmarrja në aktivitete të përbashkëta me OJQ-të e tjera.
-
Aktivitete në Platformën qytetare të Maqedonisë etj.
Raporti Vjetor per vitin 2009
File Size:
488 kb
File Type:
doc
Download File
<